Kush është Jack Smith, Kryeprokurori që u largua nga Specialja?

Por, kush ishte Jack Smith, kryeprokurori i specializuar i ZPS-së në Hagë që e braktisi këtë institucion për të hetuar ish-presidentin amerikan Donald Trump?

Jack Smith, Ish-kryeprokuror i Gjykatës Speciale

Mandatin për kryeprokuror të Gjykatës Speciale e mori në vitin 2018, por Jack Smith hoqi dorë nga kjo pozitë brenda 4 vitesh, ende pa filluar procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Por kush është Jack Smith?

Prokurori amerikan ka ndjekur çështjet penale për gati tre dekada.

Fillimet i kishte në vitin 1990 si prokuror në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhatanit, për tu zhvendosur në një punë të ngjashme në zyrën e Prokurorit të Shteteve të Bashkuara në Brooklyn.

Atje, ai shërbeu në një sërë postesh mbikëqyrëse, sipas biografisë së tij në Departamentin e Drejtësisë, dhe punoi në një sërë çështjesh, shumë prej të cilave përfshinin korrupsionin publik.

Nga viti 2008 deri në vitin 2010, Smith ka punuar si koordinator hetimi në Zyrën e Prokurorit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë.

Në atë rol, ai mbikëqyri hetimet e profilit të lartë të zyrtarëve të huaj të qeverive dhe anëtarëve tjerë të kërkuar për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

Pas kthimit në SHBA, Smith nga viti 2010 deri në vitin 2015 shërbeu si shef i seksionit të integritetit publik të Departamentit të Drejtësisë, i cili heton politikanë dhe figura të tjera publike mbi akuzat për korrupsion.

Dy nga rastet më të dukshme të korrupsionit të trajtuara nga Smith kundër figurave politike të profilit të lartë patën rezultate të kundërta.

Ekipi i tij fillimisht fitoi një dënim kundër republikanit ish-guvernator Robert McDonnell të Virxhinias, por Gjykata e Lartë e rrëzoi atë.

Ai fitoi gjithashtu një rast të ish-Përfaqësuesit Rick Renzi, republikan i Arizonës, i cili u dënua me tre vjet burg. Por edhe ky rast dështoi pasi Donald Trump e kishte falur Renzin në mes të shumë faljeve ënë janar të 2021-s, gjatë orëve të fundit si president.

I diplomuar në Shkollën Juridike të Harvardit, Smith ka punuar gjithashtu në pozicione të larta në zyrën e Prokurorit të Shteteve të Bashkuara.

Smith do të marrë rolin e këshilltarit të posaçëm pasi të largohet nga pozicioni i tij aktual si Kryeprokuror i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë për hetimin e krimeve të pretenduara të UÇK-së gjatë luftës në Kosovë.

Ai do të qëndrojë në Holandë edhe për një kohë, sipas Departamentit të Drejtësisë, në mënyrë që të shërohet nga një aksident që ka pësuar.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika