Kush është zgjedhur nënkryetar i Partisë Guxo?

Deputeti Haxhi Abdyli është zgjedhur nënkryetar i Partisë Guxo. Këtë zgjedhje e ka bërë të ditur vetë ai në rrjetin e tij social Facebook, ku ka falënderuar kryesin e kësaj partie për besimin e dhënën ndaj tij

Ilustrim

Në mënyrë unanime Partia Guxo ka zgjedhur nënkryetarin e saj që është deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli.

Të hënën e 12 shtatori, anëtarët e kryesisë së Partisë Guxo i kanë besuar detyrën e nënkryetarit të kësaj partie.

“Ju faleminderit për dhënien e përgjegjësisë së re që do jetë stimul shtesë për punë edhe më intensive për të mirën e vendit”, ka shkruar në Facebook Avdyli.

Të mërkurën e shtatë shtatorit, Guxo ka mbajtur kuvendin e saj zgjedhor, me ç’rast ka zgjedhur dy kryetarë për ta udhëhequr partinë.

Donika Gërvalla dhe Faton Peci, morën besimin për udhëheqje të përbashkët të kësaj partie.

Për këtë, në një përgjigje për Portali Dukagjini, zëdhënësi i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi, ka thënë se kuvendi i kësaj partie është vëzhguar nga ky institucion dhe në mbledhjen e radhës do të paraqitet një raport.

“Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim ka vëzhguar kuvendin qendror të partisë “Guxo”, i cili është mbajtur më 7 shtator. Sikurse herave të kaluara, nga vëzhgimi i kuvendeve zgjedhore të partive të tjera, kjo Zyrë do të paraqesë në mbledhjen e radhës të KQZ-së një raport lidhur me zhvillimin e kuvendit të partisë Guxo”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Lista Guxo me dy kryetarë, deklarohen nga KQZ-ja

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika