Kush fiton garën në “Go Kart” në mes kryetarëve e ish-kryetarëve të Komunave?

Emisioni më i ri në RTV Dukagjini, ”Fundjavë” me Lorinda Kolgecin dhe Shpat Kërleshin sjell kryetarët e ish-kryetarët e komunave në një tjetër dimension. Cili do t'i fitojë garat e lojërave?

Jemi mësuar t’i shohim në debate e me kritika në mes njëri-tjetrit.

Megjithatë, është ”Fundjavë” me Lorinda Kolgecin dhe Shpat Kërleshin në  RTV Dukagjini që kryetarët e ish-kryetarët e komunave i sjell në një tjetër dimension këtë të shtunë tek ju.

Mes vete po garojnë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ish-kryetari i Komunës së Gjakovës Pal Lekaj, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rrahimaj dhe ish-kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa.

Në lojën e  “Go Kart”, fitues janë Xhafer Tahiri dhe Kadri Rrahimaj.

Megjithatë, kjo është vetëm faza e parë e lojërave ku po garojnë kryetarët.

Për më shumë, ndiqni linkun e mëposhtëm.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika