Kush ishte Nysret Cena, 48-vjeçari që u vra në Kaçanik?

Ilustrim

Personi që ka mbetur i vrarë në mbrëmjen e së hënës në Kaçanik mësohet se është Nysret Cena.

Nysret Cena ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e më pas i Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK).

Siç raporton Kallxo.com, Cena ka qenë i akuzuar në dy raste të ndryshme, por që kishte dalë i pafajshëm.

Nysret Cena ka qenë i akuzuar edhe në shpërthimin që ndodhi në lokalin “Sekiraqa” në vitin 2007 në Prishtinë.

Ai ka qenë i akuzuar për shpërthimin në këtë lokal, por në vitin 2013 ishte liruar nga akuzat. Cena doli i pafajshëm në këtë rast.

Nysret Cena ishte një nga tre të dyshuarit për vrasjen e trefishtë që kishte ndodhur në vitin 2007 në fshatin Soponicë, pranë Kaçanikut. Edhe nga ky rast Cena doli i pafajshëm.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima është gjetur pa shenja jete në një veturë në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, në Kaçanik të Vjetër.

“Me datën 23.01.2023 rreth orës 23:50 policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, në Kaçanik të Vjetër një automjet i udhëtarëve ishte jashtë rrugës. Policia e stacionit në Kaçanik menjëherë i ka marrë masat e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe policët kanë vërejtur se një person në ulësen e parë të shoferit dyshohej se ishte pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, thuhet se janë njoftuar ekipet mjekësore të cilët kanë konstatuar se personi është pa shenja jete, ndërsa më pas policia ka pranuar një informacion tjetër se në fshatin Soponicë të Kaçanikut afër autostradës një automjet tjetër i udhëtareve ishte përfshirë nga flaka. Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin.

“Nga hetimet e para, ekzaminimit të vendit të ngjarjes dyshohet se personi/persona të panjohur në Kaçanik të Vjetër nga afërsia kanë shti breshëri plumbash mbi automjetin dhe shoferin e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Jo larg vendit të ngjarjes në fshatin Soponicë të Kaçanikut është gjetur edhe një automjet tjetër i udhëtarëve i përfshirë nga flaka , ku ekziston dyshimi se personat e dyshuar pasi e kanë kryer vrasjen në Kaçanik të Vjetër i kanë vënë flakën automjetit dhe janë larguar”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj trupi i pajetë i viktimës N.C (M/K) i moshës 48-vjeçar është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika