Kush qëndronte pas demonstratave të ’81-shit? Dosjet sjellin versione të reja

Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë vazhdojnë të jenë objekt diskutimi, veçanërisht sa i përket mënyrës se si nisën protestat dhe rolit të faktorëve të ndryshëm në zhvillimin e tyre.

Në qendër të debatit janë dëshmitë e personave që kanë qenë të lidhur me ngjarjet, por edhe dokumentet e shërbimeve sekrete jugosllave dhe shqiptare, të cilat japin versione të ndryshme për atë se çfarë kishte ndodhur në ditët e para të demonstratave.

“Një pjatë e hedhur në Mensën e Studentëve. Për shumë vite, kështu është rrëfyer fillimi i demonstratave të vitit 1981. Por çfarë ndodh kur, 45 vjet më vonë, hapen dosjet sekrete? Ato nuk japin një përgjigje. Ato japin disa. Kush thotë të vërtetën – ata që ishin në demonstrata, apo shërbimet sekrete që i ndiqnin?”.

Abdullah Prapashtica ka deklaruar se protesta e 11 marsit ishte tërësisht spontane dhe kishte ndodhur gjatë darkës në Mensën e Studentëve. Ndërkaq, Mehmet Haskaj ka dhënë një tjetër version, duke thënë se demonstratat e vitit 1981 nuk kishin lidhje me mensën, por ishin politike.

“Protesta e 11 marsit ka qenë një protestë tërësisht spontane… ka ndodhë në mbrëmje gjatë darkës”, ka deklaruar Prapashtica.

Ndërsa Haskaj është shprehur se demonstratat e ’81-shit nuk kanë pasë lidhje me mensën. Ato kanë qenë thjesht politike.

Dokumentet e shërbimit sekret jugosllav japin një tjetër këndvështrim. Në një prej tyre thuhet se trazirat në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, të cilat ishin shfaqur më ashpër në Mensën e Studentëve, nuk ishin të rastësishme dhe nuk ishin të motivuara vetëm nga gjendja ekonomike apo problemet e studentëve.

Në dokumentet e atëhershme trajtohet edhe mundësia e ndikimit nga Shqipëria. Megjithatë, një dokument që i atribuohet ambasadorit jugosllav në Tiranë, Branko Komatina, thotë se nuk kishte të dhëna konkrete se ngjarjet në Kosovë ishin organizuar nga Shqipëria.

“Mendimi ynë dhe i udhëheqjes është se deri tani nuk ka asnjë të dhënë konkrete që ngjarjet në Kosovë të jenë organizuar nga Shqipëria”, citohet të ketë thënë Komatina.

Në të njëjtën bisedë, sipas dokumentit, Komatina kishte përmendur edhe marrëdhëniet e ngushta që ishin krijuar ndër vite ndërmjet popullsisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

Dëshmitë dhe dokumentet e ndryshme vazhdojnë të ofrojnë versione të ndryshme për fillimin dhe organizimin e demonstratave të vitit 1981, duke e lënë të hapur debatin historik mbi atë se cilët ishin faktorët që çuan në shpërthimin e tyre.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika