Kushaj: Ne nuk jemi në shërbim të asnjë partie politike, qeveria t’i realizojë kërkesat që t’i kthehemi mësimit
“Ne nuk jemi në shërbimi të asnjë partie politike, por vetëm në shërbim të sindikalistëve dhe të drejtave të tyre “, ka thënë Reshit Kushaj, nga SBASHK-u. Më tej ai ka thënë se ata nuk ndihen përgjegjës, por iu vijë keq nga prindërit dhe nxënësit dhe i kanë falënderuar që i kanë mirëkuptuar deri më […]





“Ne nuk jemi në shërbimi të asnjë partie politike, por vetëm në shërbim të sindikalistëve dhe të drejtave të tyre “, ka thënë Reshit Kushaj, nga SBASHK-u.
Më tej ai ka thënë se ata nuk ndihen përgjegjës, por iu vijë keq nga prindërit dhe nxënësit dhe i kanë falënderuar që i kanë mirëkuptuar deri më tani.
Përgjegjësia sipas tij bie mbi qeverinë e Kosovës, sepse vetëm ajo nuk ka lëvizur fare nga qëndrimi i saj, ani pse këshilli grevistë ka bërë kompromis dhe ka lëvizur nga qëndrimi i tyre vetëm për ta mundësuar mësimin.
“Qeveria duhet të vijë me ofertë me shumë se 50 euro për të mbyllur grevën e t’i kthehemi procesit mësimor”, ka thënë Kushaj.
Pse nuk jenë duke vazhduar grevën në mënyra të tjera?
“Ne të gjitha mjetet e buta sindikale i kemi përdorur që nga janari i këtij vitit. Ne e kemi bërë grevën një orëshe, dy orëshe brenda institucioneve shkollore, po ashtu, kemi realizuar protestat më datën 8 prill dhe 20 maj në Prishtinë ”.
Sipas tij, mjeti i fundit ka qenë greva që janë detyruar ta përdorin teksa siç ka thënë ai, ky është mjeti i fundit sindikal dhe nuk ka tjetër mjet për ta bindur qeverinë për t’i realizuar kërkesat.
“Qeveria kur nuk e realizon kërkesën dhe pas grevës, si mund të realizojë ajo pa grevë”, ka pyetur Kushaj.
“Ne kemi ofruar mundësin e dialogut dhe nga dialogu që kemi zhvilluar, nuk ka lëvizur asgjë”.
Ai ka thënë se gjithmonë kanë bërë greva në të gjitha qeveritë por, me të tjerat qeveri, dialogu social ka qenë zgjidhja.




















