Kushtet e rënda në Pallatin e Drejtësisë, kërkohen masa urgjente nga MPB-ja
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) kanë shprehur shqetësim për kushtet e rënda të punës në ambientet e Prokurorisë së Apelit dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të ftohjes dhe temperaturave ekstreme në vend. Temperaturat brenda zyrave të këtyre prokurorive kanë arritur mbi 35 […]
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) kanë shprehur shqetësim për kushtet e rënda të punës në ambientet e Prokurorisë së Apelit dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të ftohjes dhe temperaturave ekstreme në vend.
Temperaturat brenda zyrave të këtyre prokurorive kanë arritur mbi 35 gradë Celsius, duke pamundësuar zhvillimin normal të punës dhe duke rrezikuar shëndetin e punonjësve.
Në këtë kontekst, KPK dhe ZKPSH u bëjnë thirrje kryeprokurorëve që të marrin masa, përfshirë edhe reduktimin e orarit të punës, deri në përmirësimin e kushteve.
Institucionet informojnë se kërkesat e përsëritura për ndërhyrje në sistemin e ftohjes nuk kanë marrë përgjigje për vite, megjithë faktin se objekti i Pallatit të Drejtësisë është nën menaxhimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila ka përgjegjësinë për mirëmbajtjen e tij.
Këshilli Prokurorial dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit i bëjnë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që të ndërmarrë masa urgjente dhe efektive për përmirësimin e kushteve, në mënyrë që të sigurohet mirëqenia dhe siguria e punonjësve të sistemit prokurorial.















