Kushtetuesja e rrëzon Ligjin për KPK-në – Manxhuka i VV-së e lidhë me fitoren 14 shkurtit: Aty është vulosur vullneti i popullit për drejtësi

“Këta mund të sabotojnë e vonojnë reformat në drejtësi, por një gjë nuk mund ta kthejnë mbrapshtë, 14 shkurtin 2021. Aty është përcaktuar dhe vulosur vullneti i këtij populli për drejtësi”, ka shkruar zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka ne Facebook duke bërë përpjekje për ta relativizuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila hodhi poshtë Ligjin për KPK-në

Kushtetuesja e rrëzon Ligjin për KPK-në - Manxhuka i VV-së e lidhë me fitoren 14 shkurtit: Aty është vulosur vullneti i popullit për drejtësi

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arlind Manxhuka rrëzimin e e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës nga Gjykata Kushtetuese e ka lidhur me fitoren e partisë së tij, më 14 shkurt 2021.

Ky vendim i Kushtetueses erdhi, pas kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij ligji nga deputetët e PDK-së dhe LDK-së, gjatë viti të kaluar.

Sipas Manxhukës, këta (PDK e LDK) mund t’i sabotojnë dhe vonojnë reformat në drejtësi, por nuk mund të kthejnë mbrapsht, 14 shkurtin e vitit 2021, e që është fitorja e zgjedhje nga ana e VV-së.

“Këta mund të sabotojnë e vonojnë reformat në drejtësi, por një gjë nuk mund ta kthejnë mbrapshtë, 14 shkurtin 2021. Aty është përcaktuar dhe vulosur vullneti i këtij populli për drejtësi”, ka shkruar Manxhuka ne Facebook.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika