Kushtetuesja ende pa vendim për rastin e Sebahate Morinës

Gjykata Kushtetuese së shpejti pritet që të vendos nëse të ndjerës Sebahate Morinës, e cila u vra nga bashkëshorti i janë shkelur të drejtat nga institucionet e Kosovës. Shoqëria civile ka kërkuar që ky rast të jetë me prioritet, derisa kanë thënë se është shqetësuese mosllogaridhënia nga institucionet përgjegjëse edhe pas dy vitesh nga vrasja e saj

As pas më shumë se 1 viti, Gjykata Kushtetuese, nuk ka vendosur rreth kërkesës së familjes së Sebahate Morinës, e cila u vra nga bashkëshorti i saj më 14 mars të 2021.

Në korrik të vitit 2021, familja e së ndjerës, përmes Institutit të Kosovës për Drejtësi, rastin e kishte dërguar në Kushtetuese, duke kërkuar që institucionet përgjegjëse të vihen para drejtësisë, për shkak se nuk e kishin trajtuar me seriozitet denoncimin e saj.

Gjykata Kushtetuese, përmes një përgjigjeje me shkrim, ka thënë se është në fazën përfundimtare të kësaj lënde.

“Kjo lëndë aktualisht është në fazën përfundimtare të shqyrtimit. Sapo të merret vendimi, për këtë do të informohen me kohë të gjitha palët e përfshira në rast dhe opinioni. Kohëzgjatja e vendimmarrjes së Gjykatës në kërkesat e parashtruara nuk varet detyrimisht nga koha e regjistrimit të tyre, por nga kompleksiteti i çështjes që mund të ngërthejë një rast konkret”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese.

Nga IKD-ja kanë thënë se për shkak të ndjeshmërisë së rastit, Kushtetuesja është dashur të e trajtojë këtë lëndë me prioritet dhe të vërtetohen shkeljet e institucioneve.

“Në kuadër të qendrës për ndihmë jurdike falas, të IKD-së, kemi përfaqësuar familjarët, në këtë rast fëmijtë e të ndjerës Sebahate Morinës, për të adresuar cështjen e tyre, dhe e kemi dërguar këtë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, me qëllim që të vërtetohen shkeljet që kanë ndodhur, dhe të konstatohet se ka pasur shkelje të drejtës për jetë në këtë rast, dhe me këtë rast qysh prej korrikut kur e kemi dërgu kërkesën në Kushtetuese, ende jemi në pritje të vendimit”, ka thënë Arrita Rezniqi.

Vënien para drejtësisë të personave përgjegjës, po e kërkojnë edhe më tutje, nga Rrjeti i Grave të Kosovës, të cilët thonë se është shqetësuese mosllogaridhënia, për këto raste.

“Është shumë shqetësuse kjo  është ajo cka na shqetëson jo vetëm në këtë rast fatkqeqësisht por në të gjitha rastet ku kemi të bëjmë, me dhunë në baza gjinore me dhunë ndaj grave ne po e shohim se rastet po tejzgjaten e nuk po trajtohen me prioritet ashtu si e kërkon edhe vetë ndjeshmëria e rastit por edhe Konventa e Stambollit, e cila është pjesë e Kushtetutës tonë”, ka deklaruar Adelina Berisha nga RrGK.

Që nga 14 marsi i 2021, kur e ndjera Sebahate Morina u vra nga ish-bashkëshorti i saj, i cili më pas bëri vetëvrasje, asnjë nga institucionet nuk ka ndërmarr ndonjë masë për ta adresuar përgjegjësinë institucionale.

Në prill të po atij viti, edhe Institucioni i Avokatit të Popullit ka publikuar një raport, ku ishin konstatuar shkeljet që ishin bërë në këtë rast.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika