Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar se është duke e shqyrtuar kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila ka kontestuar procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Në një përgjigje për Dukagjinin, Gjykata Kushtetuese ka bërë të ditur se lënda është aktualisht në shqyrtim, në përputhje me procedurat e përcaktuara me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi.
“Kjo lëndë është duke u shqyrtuar në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Kushtetueses.
PDK-ja e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen që lidhet me procesin e konstituimit të Kuvendit, duke kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij procesi.
Deri më tani, Gjykata Kushtetuese nuk ka bërë të ditur se kur pritet të marrë vendim për këtë lëndë.
