Kushtetuesja refuzon kërkesën e gjyqtarit Laban për t’u përjashtuar nga rastet e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka bërë të ditur se më 7 gusht, gjyqtari Radomir Laban – të cilin presidentja Vjosa Osmani e ka përshkruar si rrezik për rendin kushtetues të vendit – ka paraqitur kërkesë për t’u përjashtuar nga shqyrtimi i çështjeve që lidhen me bllokadën e Kuvendit.

Sipas aktgjykimit të publikuar, kjo kërkesë u refuzua njëzëri nga trupi gjykues.

“Më 7 gusht 2025, gjyqtari Radomir Laban kërkoi përjashtimin e tij nga vendimmarrja për rastet KO193/25 dhe KO196/25 si dhe KO215/25. Të njëjtën ditë, Gjykata njëzëri refuzoi kërkesën për përjashtim të gjyqtarit Radomir Laban”, thuhet në aktgjykim.

Ndërkohë, pak ditë më parë, presidentja Osmani kishte tërhequr kërkesën për masë të përkohshme nga Kushtetuesja, si reagim ndaj caktimit të Labanit si gjyqtar raportues në këtë lëndë. Ajo e kishte cilësuar atë si figurë problematike për sigurinë e shtetit.

“Sot, në përputhje me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren përkatëse, kam tërhequr kërkesën e paraqitur më 22 korrik 2025. Këtë e kam bërë si reagim të menjëhershëm ndaj informatës, tashmë të konfirmuar, se si gjyqtar raportues në këtë rast është caktuar Radomir Laban, për veprimtarinë e rrezikshme të të cilit në vitet 2018, 2021 dhe 2024 institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informacione të qarta dhe zyrtare”, kishte deklaruar Osmani.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika