Kuvajti akuzon Iranin për sulme të reja ndaj impianteve të ujit dhe energjisë

Kuvajti ka bërë të ditur se Irani ka shënjestruar gjatë natës disa impiante të desalinizimit të ujit dhe termocentrale, në ditën e katërt radhazi të sulmeve ndaj infrastrukturës kyçe të këtij shteti arab.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Energjisë Elektrike, Ujit dhe Energjisë së Ripërtëritshme të Kuvajtit, zjarret që shpërthyen në disa prej këtyre objekteve pas sulmeve janë vënë nën kontroll, ndërsa disa gjeneratorë janë nxjerrë jashtë funksionit.

Autoritetet kuvajtiane kanë akuzuar Iranin se ka sulmuar impiantet e energjisë dhe të desalinizimit disa herë gjatë javës së fundit. Desalinizimi siguron rreth 90 për qind të nevojave të Kuvajtit për ujë të pijshëm.

Në Bahrejnin fqinj, sirenat e alarmit u aktivizuan për të paralajmëruar banorët për një sulm iranian, duke u bërë thirrje të strehohen në vendet më të afërta të sigurta. Ende nuk dihet se çfarë dëmesh janë shkaktuar nga sulmi.

Ndërkohë, Forcat e Armatosura të Jordanisë njoftuan se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë interceptuar dhe rrëzuar tre raketa iraniane që synonin territorin e vendit të martën.

Kuvajti, Bahrejni dhe Jordania janë ndër shtetet që janë goditur më shpesh nga Irani që nga rifillimi i armiqësive mes Teheranit dhe Uashingtonit gjatë këtij muaji.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika