Kuvendi dështoi 13 herë: Kurti hesht kur pyetet për ftesën nga Osmani për dalje nga bllokada
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka rikonfirmuar gatishmërinë e saj për të ndërmarrë rolin e ndërmjetësueses në krizën aktuale institucionale që ka bllokuar formimin e Kuvendit dhe qeverisë së re, tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Në një deklaratë të dhënë nga këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, u shpreh se deri […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka rikonfirmuar gatishmërinë e saj për të ndërmarrë rolin e ndërmjetësueses në krizën aktuale institucionale që ka bllokuar formimin e Kuvendit dhe qeverisë së re, tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Në një deklaratë të dhënë nga këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, u shpreh se deri tani nuk kishte pasur kërkesa për një takim të tillë, por tani që disa parti kanë kërkuar këtë, kabineti presidencial do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të gjetur kohën e përshtatshme për një takim gjithëpërfshirës.
Në mes të kësaj, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka heshtur.
Pas përfundimit të seancës së fundit parlamentare, ku mori pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e 27-vjetorit të rënies së heroit Ilir Konushevci dhe dëshmorit Hazir Malaj, Kurti është pyetur nga gazetarët në lidhje me një mundshme ftesë nga presidentja Osmani për një takim me liderët politikë, ai ka refuzuar të japë një përgjigje.
Përpjekja e 13-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish të premten, pavarësisht se 56 deputetë votuan për formimin e Komisionit për votim të fshehtë, ndërsa një deputet votoi kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.
Ngërçi politik vazhdon të qëndrojë në të njëjtin pikë si në seancat e kaluara.
Seanca e radhës është thirrur për 11 maj, ora 10:00.















