Kuvendi dështon të votojë përfshirjen e Konventës së OKB-së për persona me aftësi të kufizuara në Kushtetutë
Në seancë plenare është shqyrtuar propozim amendamenti që ka të bëjë me përfshirjen e Konventës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në nenin 22 të Kushtetutës. Por, ka dështuar votimi i përfshirjes së kësaj Konvente në Kushtetutë. Kjo u bë pasi kryekuvendari, Glauk Konjufca ka theksuar se […]
Në seancë plenare është shqyrtuar propozim amendamenti që ka të bëjë me përfshirjen e Konventës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në nenin 22 të Kushtetutës. Por, ka dështuar votimi i përfshirjes së kësaj Konvente në Kushtetutë.
Kjo u bë pasi kryekuvendari, Glauk Konjufca ka theksuar se nuk ka kushte për t’u votuar propozimi i amendamentit kushtetues numër 27, duke shtuar se nuk janë të pranishëm deputetët e komuniteteve jo shumicë.
Ndërkaq, më herët, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nga foltorja e Kuvendit ka ftuar deputetët që ta votojnë.
Konventa e OKB-së, sipas Vitisë, fuqizon pasqyrën Kushtetuese dhe ligjore sa i përket mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në të gjitha fushat.
“Neni 22 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës liston instrumentet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që aplikohen drejtpërdrejt në sistemin tonë juridik dhe kanë supremaci mbi legjislacionin vendor. Të dashur deputetë, sot po propozohet përfshirja e konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në listën e instrumenteve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të garantuara me Kushtetutë si amendament kushtetues… Andaj, marrë parasysh sa i rëndësishëm është ky amandamentim, ju lutem dhe ju ftoj ta votoni këtë ndryshim kushtetues”, ka thënë Vitia.















