Kuvendi emëron tre anëtarët e KSHC-së të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Kuvendi i Kosovës ka emëruar anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. Me 57 vota për, deputetët kanë mbështetur emërimin e Driton Velës, Florim Gallopenit dhe Shkurtë Bajgores. Sipas vendimit të miratuar, Driton Vela dhe Florim Gallopeni do të ushtrojnë funksionin për një periudhë katërvjeçare, ndërsa Bajgora për një mandat […]
Kuvendi i Kosovës ka emëruar anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
Me 57 vota për, deputetët kanë mbështetur emërimin e Driton Velës, Florim Gallopenit dhe Shkurtë Bajgores.
Sipas vendimit të miratuar, Driton Vela dhe Florim Gallopeni do të ushtrojnë funksionin për një periudhë katërvjeçare, ndërsa Bajgora për një mandat dyvjeçar.















