Gazetaret e TV Dukagjinit, Arianitë Zhegrova e Blerta Zuka kanë dhënë detajet nga Kuvendi i Kosovës ku po mbahet seanca konstituive e legjislaturës së 11-të.
Gazetaret bën të ditur se pauza 30 minutëshe është duke vazhduar teksa në Kuvend ka mbërritur edhe deputeti, Taulant Kelmendi, i cili mungoi në nisje të seancës, njofton Dukagjini.
Po ashtu është formuar edhe Komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve teksa në rend dite është betimi i deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve.
Kujtojmë se me konstituimin e Kuvendit nis afati prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit, që mbetet pika kryesore e mosmarrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Teksa afati 15-ditësh për votimin e Qeverisë fillon vetëm pasi ushtruesja e detyrës së presidentit ta mandatojë kandidatin e propozuar nga shumica parlamentare.