Kuvendi ia hoqi imunitetin Berisha: Gjithçka është e paligjshme, gjithçka është antikushtetuese

Kuvendi votoi këtë të enjte me 75 vota pro për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Vetë ky i fundit, i cili ndodhej në sallë, por nuk pranoi ta merrte fjalën, e cilësoi akt antikushtetues e antidemokratik.

“Sot narko-parlamenti në një akt antikushtetues, antidemokratik votoi në kundërshtim me çdo procedurë kushtetuese, në kundërshtim me çdo procedurë ligjore, për heqjen e imunitetit dhe arrestimin tim. Në një mënyrë apo një tjetër, parlamenti sot vazhdoi veprën që dështoi më datë 9 Shtator, 2 vite me parë. Nëse dështoi më 9 shtator, ju garantoj se sot do të jetë më i dështuar se kurrë”.

“Se ky vendim jo që nuk do të mundë të realizojë qëllimin e shkatërrimit të opozitës, por do ta mobilizojë në shkallën më të lartë, nën moton ‘o sot o kurrë‘, do t’ia japë përgjigjen më të merituar këtij regjimi. Ajo që mund të them se nga dita e sotme është se parlamenti nga klandestiniteti, përfundoi në parlamentin e vrimës së miut”.

“Edi Rama u fut sot jo nga dyert zyrtare të parlamentit, por nga tunelet që lidhin parlamentin me zyrën e Skënder Gjinushit. Pra, u fut nga vrima e miut në parlament. Beteja e nisur vazhdon fuqishëm si kurrë më parë dhe e garantoj se kjo opozitë do qëndrojë e pamposhtur në mbrojtjen e idealeve demokratike të saj”, ka thënë Berisha.

I pyetur përse nuk foli në seancë, ish-kryeministri u përgjigj, “Gjithçka është e paligjshme, gjithçka është antikushtetuese”./tvklan.al

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika