Kuvendi i Kosovës mban dy seanca këtë javë, njëra prej tyre solemne në nder të 15-vjetorit të pavarësisë

Kuvendi përveç seancës së rregullt plenare, të cilën do ta mbajë të enjten, të premten e 17 shkurtit do të mbajë seancë soleme në nder të shpalljes së pavarësisë së shtetit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës këtë javë do të mbajë dy seanca.

Kështu ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila.

Kusari-Lila ka bërë të ditur se seanca e rregullt plenare do të mbahet të enjten e 16 shkurtit, ndërsa të premten e 17 shkurtit, do të mbahet seancë solemne në nder të 15-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“U dakorduam që seancë e re e rregullt të mbahet ditën e enjte më 16 shkurt, me propozimet e pikave të rendit të ditës, ndërsa të premten seancë solemne në nder të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika