Kuvendi i Kosovës mban dy seanca plenare këtë javë

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari, ka njoftuar se Kuvendi do të mbajë dy seanca plenare këtë javë. Ajo ka thënë se seanca e parë me 7 qershor të mërkurën në ora 12:00, që trajton pikat e mbledhura nga seancat e vjetra. Gjithashtu, më 8 qershor do të mbahen dy seanca të reja, ku pika e parë do të jetë miratimi i Projektligjit për Reformën Zgjedhore

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca plenare këtë javë, kështu ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari.

“Nga mbledhja e kryesisë, u dakordua që për këtë javë të jenë dy seanca plenare, e para me 7 qershor të mërkurën në 12:00, që trajton pikat e mbledhura nga seancat e vjetra”, ka deklaruar ajo.

Po ashtu, më 8 qershor do të mbahen dy seanca të reja, pika e parë do të jetë miratimi i Projektligjit për Reformën Zgjedhore, për shkak se sipas saj, “ka pasur konsensus të enjten të trajtohet si pikë e veçantë”.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se në seancën e ditës së enjte, me fillim nga ora 10:00 do të dërgohet për trajtim amendamentimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Shef i GP të PDK-së, Abelard Tahiri.

“Do t’i dërgohen seancës për trajtim, ditën e enjte prej orës 10, kur do të jetë një seancë e veçantë për trajtimin e kësaj pike. Ju e dini që janë disa ndryshime esenciale thelbësore sa i përket çështjes së sistemit tonë zgjedhor, duke filluar nga vota presidenciale, propozimet që janë bërë, pastaj nga votimi lehtësimi i votimit të diasporës, një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme. Pastrimin e ligjit prej një pjesë e dispozitave që kanë mbetur që nga koha e UNMIK-ut”, ka deklaruar ai, raporton Dukagjini.

“Pastaj, çështjen e numërimit të votave që është një risi në këtë rast. Po ashtu, edhe prej më të rëndësishmeve edhe rekomandimet diku rreth 50-40 rekomandime të Misionit Vëzhgues të BE-së. Si dhe rekomandimet e Komisionit Qendror Zgjedhor. Pjesë e këtij procesi ka qenë edhe shoqëria civile”, ka thënë tutje ai.

Ndër të tjera, ai ka thënë se këtij procesi po i vjen fundi dhe ditën e enjte do të dakordohen që edhe si grupe parlamentare t’i kenë disa afate më të shkurta që ky ligj të hyjë në fuqi.

“Tashmë më në fund këtij procesi po i vjen fundi, dhe ditën e enjte do ta kemi për trajtim në seancë dhe besoj që do të dakordohemi që edhe si grupe parlamentare t’i kemi disa afate më të shkurtra ku do ta trajtojmë në të dyja lehtësimet. Në mënyrë që ky projektligj të hyjë në fuqi sa më shpejt dhe me pas i duhet një kohë KQZ për me punu dhe me ndërtuar ato mekanizmat, të cilat do të kërkohen që janë risi për zgjedhjet nacionale kurdo që ato mbahen”, ka thënë ai.

Ndërsa, sa i përket seancës së dytë, Tahiri ka thënë se do të vazhdojë nga ora 11:00, seancë e rregullt, dhe do të bëhen të ditura pikat e rendit të ditës.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
FOTO: EO

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se seanca e vazhdimit do të mbahet të mërkurën dhe një seancë e re të enjten.

“Ajo që dua të them që e para ligji për rishikimin e buxhetit që lidhet me të hyrat vetanake të komunave duhet të vjen, paratë e komunave duhet të kthehen te komunat, e kemi një zotim të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë”, ka thënë Tahiri.

Gjithashtu, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së ka kërkuar interpelancën e ministrit të Financave, Hekuran Murati në lidhje me koeficientin për zyrtarët publikë dhe ndryshimet në ligjin për buxhet.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika