Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme, pritet të diskutohet për tekstet shkollore

Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës me fillim nga ora 12:00, pas thirrjes së opozitës për seancë të jashtëzakonshme, që të diskutohet për tekstet shkollore

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës mblidhet të hënën me fillim nga ora 12:00. Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Kuvendit.

Kjo seancë do të ketë një pikë rendi të ditës, e ajo është diskutimi për tekstet shkollore.

“Debat parlamentar lidhur me dështimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Kuvendi mblidhet pasi opozita javën e kaluar bëri thirrje për seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar në lidhje me tekstet shkollore.

Këtë thirrje e kanë iniciuar anëtarët e komisionit për arsim, të përkrahur nga deputetët e tjerë, me arsyen për dështimin e furnizimit me tekste shkollore të mbi 200 mijë nxënësve.

“Pasojat e paaftësisë dhe dështimit të kësaj qeverie, po i vuajnë mbi 200 mijë nxënës, mijëra prindër e mësimdhënës. Gjendja është e jashtëzakonshme dhe kërkon veprime urgjente”, ka njoftuar Eliza Hoxha nga Partia Demokratike e Kosovës.

Viteve të kaluara sigurimi i librave bëhej nga Qeveria e Kosovës, kurse këtë vit është vendosur që prindërit të subvencionohen me nga 80 euro për blerjen e teksteve shkollore.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika