Kuvendi i Kosovës miraton Komisionin e Jurisprudencës, opozita ngre shqetësime kushtetuese

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 64 vota për propozim-vendimin e Qeverisë për formimin e Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Sipas vendimit, komisioni i ri përbëhet nga Arian Gashi si kryetar, Ersan Qavolli si zëvendëskryetar, si dhe anëtarët Lumni Sallauka, Arsim Hamza, Anita Prenaj Krasniqi, Suada Rama-Hamza, Burim Shala, Nehat Qelaj, Bujar Muzaqi dhe Hysni Ismaili.

Megjithatë, procesi është shoqëruar me kritika nga opozita.

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ngriti shqetësime për aspektin kushtetues të shkarkimit të anëtarëve të mëparshëm.

“Provimi i jurisprudencës është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse ata që e kalojnë provimin bëhen gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë, pra ndajnë drejtësinë në sistemin juridik të Kosovës. Unë e kam përcjellë si koordinator i Departamentit për Drejtësi, por edhe ne si grup parlamentar atë që ka ndodhur me komisionin për provimin e jurisprudencës dhe e kam parë që edhe Zyra e BE-së ka pasur një letër, të cilën ma ka dërguar edhe mua, kryetares, kryeministrit dhe të gjitha institucioneve relevante, ku ka shprehur shqetësim për mënyrën se si janë ndërruar anëtarët. Edhe për mua është pak problematike, në kuptim të shpejtësisë, ajo që kam parë në ndërrimin e anëtarëve. Por kjo pjesa e meritave mbetet për t’u parë se si i ka vlerësuar Ministria e Drejtësisë dhe qeveria, që ka mundësi. Unë flas vetëm për një aspekt kushtetues këtu. Kur është emëruar ky komision, është bërë me votë të Kuvendit. Nuk ka pasur asnjë akt individual për secilin që është emëruar, që sot të ketë vendim për emërimin e tyre dhe që teknikisht të jetë shkarkimi i tyre”.

”Për shkarkimin e tyre kërkohet arsyetim individual për secilin prej tyre që është në bord. Në arsyetimin që është bërë nuk ka arsyetim, dhe për këtë nuk ka arsyetim të individualizuar; është parim kushtetues, jo vetëm i Kosovës, por i jurisprudencës në tërësi dhe i të drejtave të njeriut. Unë e shoh problematike nga pikëpamja kushtetuese; në qoftë se anëtarët aktualë vendosin të ankohen, unë jam i bindur që, me precedencën që ekziston në Gjykatën tonë Kushtetuese, ata fitojnë dhe u merret kjo lëndë.Çka është dashur të ndodhë është që secili anëtar të ketë arsyetim individual”, tha Gruda.

Kritika pati edhe nga deputetja e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, e cila vuri në dyshim arsyetimin për shkarkimin e komisionit.

“Pra po flasim për ndërhyrjen në një trupe profesionale që vlerëson kandidatët në njërin prej provimeve më të rëndësishme në sistemin e drejtësisë. Qeveria po thotë se ka pasur ankesa. Mirë, në çdo provim të jurisprudencës ka ankesa. Vetë kam qenë dëshmitare që ka pasur shumë ankesa edhe në vitin 2018. Mund të ketë pasur mangësi, mund të ketë vërejtje, mund të ketë edhe gabime. Por në një shtet serioz, ankesat nuk përdoren për ta vënë komisionin nën kontroll. Ankesat i nënshtrohen procesit të auditimit. Dhe kur po them këtu se i nënshtrohen auditimit, nuk mjafton një vlerësim individual i ministrit, aq më pak për meritat e provimit”.

”Imagjinoni nëse ministria çdo pakënaqësi të studentëve që mund të mos kenë kaluar e përkthen në një mjaftueshmëri për ta shkarkuar komisionin. Dhe imagjinoni tani, në qoftë se të gjithë ata që ndër vite nuk kalojnë e kanë të qartë që me ankesat e tyre mund ta shkarkojnë një komision. Dhe në këtë logjikë, madje imagjinoni çfarë iniciative apo nxitjeje po i jepet një komisioni që ta ulë standardin e provimit, në qoftë se e di që rritja e standardit ka për t’i shkarkuar. Sepse nëse ti thua që ka rënë përqindja e atyre që kalojnë në provim – sepse kjo është e vërteta që kanë deklaruar dhe kanë thënë – dhe nëse ti thua që ka rënë përqindja dhe nuk e analizon aspektin e rritjes së standardit, çka po thotë kjo për ministrinë? A po duam standarde”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika