Kuvendi i Kosovës thërret vazhdimin e seancës konstituive pas publikimit të aktgjykimit të Kushtetueses
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën, më 20 gusht, do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive. Seanca do të zhvillohet në sallën plenare, duke filluar nga ora 11:00. Sipas rendit të ditës, deputetët pritet të votojnë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, si dhe për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit. Ky zhvillim vjen […]
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën, më 20 gusht, do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive.
Seanca do të zhvillohet në sallën plenare, duke filluar nga ora 11:00.
Sipas rendit të ditës, deputetët pritet të votojnë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, si dhe për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.
Ky zhvillim vjen pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me bllokadën institucionale, e cila përcaktoi që zgjedhja e kryetarit të Kuvendit duhet të bëhet përmes votimit të hapur dhe brenda afatit të përcaktuar ligjor.
Publikohet aktgjykimi i plotë i Kushtetueses për bllokadën në Kuvend















