Me 56 vota për Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sonte Ahmet Ismailin guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës.

Kurse kundërkandidati i tij, Lulzim Ismajli, ka marrë vetëm 4 vota.

Procesi ka qenë me votim të fshehtë ku deputetët kanë votuar në orët e mbrëmjës për zgjedhjen e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.