Kuvendi i Maqedonisë modernizohet me pajisje të reja
Prej të enjtës do të lehtësohet punan teknike në Kuvendin e Maqedonisë. Salla plenare do të punojë me pajisje të reja dhe përparësia e këtyre pajisjeve është modernizimi i punës dhe heqja nga përdorimi i letrës. Me teknikën e re në ekranet afër ulëseve të deputetëve, sistemi i ri shfaq agjendën e seancës, folësin e […]
Prej të enjtës do të lehtësohet punan teknike në Kuvendin e Maqedonisë. Salla plenare do të punojë me pajisje të reja dhe përparësia e këtyre pajisjeve është modernizimi i punës dhe heqja nga përdorimi i letrës.
Me teknikën e re në ekranet afër ulëseve të deputetëve, sistemi i ri shfaq agjendën e seancës, folësin e radhës, paraqitjen për fjalë, replikën dhe kundër-replikën, votim me prekje të ekranit, përshtatjen e agjendës në gjuhën e deputetit e disa veti tjera.

Këtp pajisje përdoren dhe në Kuvendin e Shqipërisë, Gjermanisë, Holandës, Egjiptit e të tjerë.
Këto pajisje kanë kushtuar 520 mijë euro, ndërsa pajisjet e vjetra kanë qenë në përdorim 22 vjet , që nga viti 1999.
“Pajisjet e reja moderne të konferencave në sallën plenare ofrojnë parim plotësisht të
kompjuterizuar dhe digjital të funksionimit, përkatësisht punë pa letra, menaxhim të radhës së folësve, video-streaming të avancuar, video-arkiv me kërkim, raport të votimit për çdo pikë të rendit të ditës. Pajisjet e reja, si dhe webfaqja e re e Kuvendit, do të rrisin transparencën dhe llogaridhënien ndaj qytetarëve dhe do të mundësojnë qasje më të lehtë për qytetarët në një numër të madh informacionesh për punën e Dhomës Ligjvënëse”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
















