Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar buxhetin për vitin 2027, në vlerë prej më shumë se 161 milionë eurosh.
Nga kjo shumë, 58 milionë euro janë paraparë për investime kapitale, ndërsa 22 milionë euro janë mjete të siguruara përmes Ligjit për Kryeqytetin.
Një nga projektet e përfshira në buxhet është edhe zgjatja e sheshit “Xhorxh Bush” deri te objekti i Postës, për të cilin janë paraparë mbi 7 milionë euro.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar buxhetin para asamblistëve.
Ndërkohë, asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë votuar kundër.