Kuvendi i Shqipërisë i miraton ndryshimet në Qeverinë Rama

Kuvendi i Shqipërisë i ka miratuar të martën ndryshimet në Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, me gjithë kundërshtimet e mëdha nga opozita.

Deputetë të opozitës e bllokun foltoren e Kuvendit duke hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Rama dhe kryetares së deritanishme të Kuvendit, Lindita Nikolla, duke deytruar pjesëtarët e Gardës të rreshtohen për të krijuar kordon para kabinetit qeveritar.

Ata e pamundësuan mbajtjen e votimit të fshehtë dhe deputetët e shumicës u detyruan të votojnë në mënyrë të hapur elektronike për emërimin e ministrave të rinj. Disa deputetë hodhën ujë dhe kartonë, që përdoren gjatë votimit, në drejtim të Ramës dhe ministrave.

Me votat e shumicës, Ervin Hoxha u emërua ministër i Brendshëm, Piro Vengu ministër i Mbrojtjes dhe Petrit Malaj ministër i Financave. Ndërsa, Taulant Balla, u emërua ministër i Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin.

Elisa Spirapoli u emërua kryetare e re e Kuvendit të Shqipërisë, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës ditë më parë për arsye shëndetësore.

Elisa Spiropali, kryetare e re e Kuvendit të Shqipërisë

Sapo filloi seanca, kreu i grupit të Partisë Demokratike në opozitë, Gazmend Bardhi, kërkoi që kryeministri të jepte shpjegime për arsyet e shkarkimit të Ballës nga posti i ministrit të Brendshëm, atij të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe atij të Financave, Ervin Mete.

Ai ju drejtua Nikollës me kërkesë që seanca të shoqërohej me debat, por kërkesa e tij nuk u pranua.

Bardhi tha se Nikolla “gënjeu” për arsyen që paraqiti për dorëheqjen e saj nga posti i kryetares së Kuvendit.

“Gënjeve Parlamentin kur the jam sëmurë. Ju keni kodin mafioz”, tha Bardhi, ndërsa Lindita Nikolla u përgjigj duke deklaruar se “ishte e turpshme të përdorej sëmundja për të krijuar insinuata të paqena”.

Nikolla kërkoi përjashtimin e Bardhit nga seanca, megjithatë ai qëndroi në sallë deri në fund të punimeve.

Gjithashtu u votua edhe emërimi i Bledi Cucit nënkryetar Kuvendi, duke e zëvendësuar Ermonela Felajt, e cila u shkarkua nga kjo detyrë.

Pas seancës, nënkryetari demokrat i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, i quajti ministrat e rinj “shërbëtorë” të kryeministrit Rama.

Gazmend Bardhi tha për gazetarë se ministrat e rinj janë “emra të panjohur”, por me “lidhje me krimin”.

Më 28 korrik, gjatë punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Rama bëri publik vendimin për shkarkimin e tre ministrave kryesorë.

Drejtues të lartë të kësaj partie thanë pas Kongresit se nuk ishin në dijeni për këto vendime. Të njëjtën deklaratë bëri dhe ish ministri Peleshi.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika