Kuvendi i Shqipërisë miraton Ligjin për amnistinë penale

Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin për amnistinë penale me mbështetjen e 110 votave nga shumica parlamentare, duke mundësuar kështu lirimin e rreth 700 të dënuarve dhe uljen e dënimeve për 400 të tjerë

Fotografi ilustruese

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për amnistinë penale me 110 vota të bashkuara nga shumica socialiste dhe nga deputetët e opozitës.

Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, ka thënë se nga ky ligj pritet të përfitojnë afër 1 mijë e 100 të dënuar, 700 nga të cilët do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë përfitojnë ulje.

Në burgje, sipas tij, jetojnë aktualisht 5 mijë 818 persona, nga të cilët më shumë se gjysma, 3 mijë 158 janë të paraburgosur, ndërsa 2 mijë 204 janë të dënuar.

Miratimi i amnistisë u bë i mundur pas marrëveshjes që u arrit pak ditë më parë mes shumicës parlamentare dhe një pjese të opozitës, marrëveshje që i dha fund bllokimit dhe tensioneve në seancat plenare.

“Shqipëria jo vetëm në rajon, por në Evropë ka numrin më të madh të personave të dënuar me burgim të përjetshëm. Sipas standardeve evropiane, raporti i të dënuarve me të paraburgosurit nuk duhet të jetë mbi 30 për qind, ndërsa Shqipëria e ka aktualisht mbi 58 për qind raportin mes të paraburgosurve dhe të dënuarve. Për 2 mijë e 204 të dënuar, sipas mesatares evropiane, Shqipëria duhet të kishte 661 të paraburgosur, kur në fakt kemi afro 3.7 herë më shumë”, ka deklaruar Manja.

Ministri Manja ka përmendur edhe kostot 36.5 euro në ditë për secilin person që mbahet në këto institucione, ose mbi 24 milionë euro në vit.

Amnistia përjashton nga vuajtja e dënimit burrat e dënuar deri në 4 vjet dhe ata që u kanë mbetur 4 vjet nga shlyerja e dënimit, si dhe gratë e dënuara deri në 5 vjet dhe ato që u kanë mbetur 5 vjet nga mbarimi i dënimit.

Amnistia gjithashtu përjashton nga dënimi burrat mbi 60 vjeç dhe gratë mbi 50 vjeç, si dhe ata të dënuar që në kohën e krimit ishin nën 18 vjeç.

Nga amnistia nuk përfitojnë të dënuarit për krimet e rënda si vrasje, përdhunime, krime kundër familjes, pronës, moralit, mjedisit, zgjedhjeve, shtetit dhe drejtësisë, për falsifikim dokumentesh dhe banda të armatosura e organizata kriminale.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika