Kuvendi ia largon imunitetin deputetit të PS-së, Arben Ahmetajt

Ditë më parë, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), kërkoi heqjen e imunitetit ndaj ish-ministrit, ndërsa sot u njoftua se Prokuroria e Shqipërisë ka larguar imunitetin e deputetit, në mënyrë që ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, të arrestohet nën dyshimet për korrupsion dhe pastrim të parave

Ish-ministri Arben Ahmetaj paraqitet për herë të dytë në SPAK./ Foto Arkiv.

Arben Ahmetaj tashmë ndodhet i vetëm përballë drejtësisë, pasi partia e tij e hoqi nga mburoja politike e imunitetit. Me qëndrimin pro në Këshillin e Mandateve, duke e bashkuar me atë të demokratëve, mazhoranca i rekomandon Parlamentit që t’i hapë rrugë arrestimit dhe kontrollit të banesës së deputetit të Partisë Socialiste.

Në kushtet që socialistët janë në kërkim të një kryetari për të drejtuar grupin parlamentar, i pari që mazhoranca zgjodhi të nxjerrë publikisht për të mbajtur qëndrim për kolegun e tyre ishte Arben Pëllumbi.

“Ne kemi qëndrimin tonë për të mos bërë avokatin e askujt”, shkruan a2news.

Por, për këtë përfundim nuk ishin dakord dy avokatët e deputetit socialist Arben Ahmetaj, të cilët e cilësuan një “show” të drejtësisë dhe të politikës për të dëmtuar klientin e tyre.

“Nuk kishte prova për të lejuar kontrollin e banesës dhe përdhosjes së figurës”.

Ndërsa procedurat e drejtësisë dhe ato parlamentare shkojnë në harmoni për këtë rast, vendndodhja e ish-zv/kryeministrit ende nuk dihet.

Sipas avokatëve “ka arsye personale, kemi folur me të para 5 minutash”.

Por, Ahmetaj nuk është i vetmi emër në dosjen që ndodhet në Kuvend.

Gazmend Bardhi listoi edhe funksionarët e tjerë të mazhorancës.

Partia Demokratike e dorëzoi në Kuvend raportin e saj me kërkesën që të shqyrtohet në seancën e kësaj të enjte, ndërsa socialistët me shumicë vendosën që të mbahet një seancë e posaçme të hënën në orën 17:00.

Pasi të formalizohet edhe nga Parlamenti, SPAK-ut i hapet rruga për ta arrestuar Arben Ahmetajn, nëse deri të hënën do të mësojë se ku ndodhet deputeti socialist.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika