Kuvendi këtë të enjte mban dy seanca

Kuvendi i Kosovës të enjten e 21 shtatorit do të mbajë dy seanca

Kuvendi i Kosovës

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit është vendosur që të mbahen dy seanca ditën e enjte.

“U morëm vendimi që të enjten të vazhdojë seanca me pikat e papërfunduara. Pastaj duhet të fillojë një seancë e re e kërkuar nga 40 deputetë për krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore, ku në atë seancë do të bëhen propozimet e anëtarëve, anëtarëve nga grupet parlamentare për këtë Komision”,  ka thënë Kusari-Lila, shkruan EO.

Ajo ka sqaruar se këtë ditë do të votohet Komisioni Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore. Sipas saj, sfidë mbetet moskalimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Do të mbetet sfidë edhe çështjet e marrëveshjeve ndërkombëtare. Numri i të cilave vetëm po rritet. Në seancë e 28 korrikut e e cila do të vazhdojë tash më 21 shtator, janë pesë marrëveshje ndërkombëtare, të cilat u shtohen edhe shtate të tjera të cilat janë në pritje”, ka vijuar ajo.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika