Kuvendi këtë të enjte mban seancën e radhës

Pas mbledhjes së kryesisë, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka bërë të ditur se Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të re plenare këtë të enjte

Kuvendi i Kosovës





Kuvendi i Kosovës të enjten e 27 tetorit duke filluar nga ora 10:00 do të mbajë seancën e radhës.

Kështu ka bërë të ditur Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Kusari-Lila ka thënë se në këtë seancë në mesin e shumë pikave në rend dite do të jetë shqyrtimi i projektligjit për faljen e masave ndëshkimore gjatë periudhës së pandemisë me COVID-19.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila

Ndërsa shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri pas mbledhjes së kryesisë ka thënë për çështjen e targave se secili veprim i Qeverisë së Kosovës që ndërmerret në koordinim me ShBA do të përkrahet nga PDK.

Ndërkaq, shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se është e papranueshme që ligji i pagave të shtyhet.

“Ajo që dua të theksoj ka të bëjë me ligjet vitale që nuk po vinë në kuvend, ligji i pagave që po shtyhet, është e papranueshme”.

Ai ka kërkuar që të ketë proces të vendimmarrjes dhe këto ligje të vijnë në Kuvend.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika