Kuvendi konstituohet pa nënkryetarë nga PDK e AAK– Haxhiu mbyll seancën

Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka konstatuar të konstituuar legjislaturën e XI të Kuvendit të Kosovës, pasi janë zgjedhur nënkryetarët nga radhët e LDK-së, të komunitetit serb dhe komuniteteve joshumicë joserbe.

Në këtë seancë Haxhiu tha se përkundër thirrjeve të sërishme që Partia Demokratike e Kosovës të marrë pjesë në seancë dhe atë për herë të tretë, deputetët e kësaj partie s’gjenden në seancë.

Ajo ka thënë se bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese askush s’mund ta mbajë të bllokuar konstituimin.

Kujtim Shala është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndërkaq, me 62 vota për, Tanja Vujoviq është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit.

Emilia Rexhepi është zgjedhur nënkryetare nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe, me 70 vota për dhe 7 abstenime.

Pas përfundimit të votimeve për nënkryetarët, kryesuesja e seancës, Albulena Haxhiu, ka mbyllur seancën e Kuvendit.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika