Kuvendi mban dy seanca javën e ardhshme

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka njoftuar se të enjten dhe të premten e ardhshme do të mbahen seancat plenare, përfshirë edhe seanca e veçantë për të shënuar 25-vjetorin e Betejës së Kosharës që fillon të enjten në ora 10:00

Kuvendi i Republikës së Kosovës, Pamje: Ilustrim

Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca në javën e ardhshme.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka njoftuar se më datat 4 dhe 5 prill do të zhvillohen seancat parlamentare.

Seanca e veçantë për të shënuar 25-vjetorin e Betejës së Kosharës fillon në ora 10:00, ndërsa seanca e rregullt përmban në agjendën e saj diskutimin e kërkesës së opozitës për hetim parlamentar lidhur me subvencionimin e teksteve shkollore për periudhën 2023-2024.

Gjithashtu, në këtë javë, do të mbahet edhe një seancë për pyetje parlamentare, e cila pritet të mbahet të premten me fillim në ora 10:00.

“Më datën 4 dhe 5 prill, 4 prill do të jenë dy seanca, është dakorduar sot në kryesi që seanca e veçantë për 25-vjetorin e Betejës së Kosharës të mbahet me fillim në ora 10:00, ndërsa seanca e rregullt të fillojë në ora 11:00. Ku do të fillohet diskutimi i kërkesës së opozitës për themelimin e një komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e subvencionimit të blerjes së tekste shkollore, 2023 – 2024. Ndërsa, seancë tjetër me vetëm pyetje parlamenatare do të mbahet të premten, më 5 prill, me fillim në ora 10:00”, ka deklaruar Kusari – Lila.

Marrëveshjet ndërkombëtare do të jenë gjithashtu në agjendën e diskutimit.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika