Kuvendi mban dy seanca, njëra e jashtëzakonshme
Kuvendi i Kosovës këtë të hënë do t’i mbajë dy seanca. Njëra do të jetë vazhdim i seancës plenare, ku do të diskutohen një varg pikash nga seancat e papërfunduara. Kjo seancë pritet të mbahet në orën 11:00. Kurse në orën 13:00, pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme, ku në rend të ditës do të […]
Kuvendi i Kosovës këtë të hënë do t’i mbajë dy seanca. Njëra do të jetë vazhdim i seancës plenare, ku do të diskutohen një varg pikash nga seancat e papërfunduara.
Kjo seancë pritet të mbahet në orën 11:00.
Kurse në orën 13:00, pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme, ku në rend të ditës do të jetë ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë kosovare të Akreditimit.















