Kuvendi mban një seancë të jashtëzakonshme këtë javë
Këtë javë, Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme, kështu ka njoftuar pas mbledhjes së Kryesisë, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila. Kusari–Lila ka theksuar se seanca e jashtëzakonshme është caktuar me kërkesë të opozitës për kontratat njëburimore, sipas deklaratës së tyre nga Qeveria Kurti. “Nga mbledhja e rregullt […]
Këtë javë, Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme, kështu ka njoftuar pas mbledhjes së Kryesisë, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Kusari–Lila ka theksuar se seanca e jashtëzakonshme është caktuar me kërkesë të opozitës për kontratat njëburimore, sipas deklaratës së tyre nga Qeveria Kurti.
“Nga mbledhja e rregullt e Kryesisë së Kuvendit u caktua vetëm një seancë të jashtëzakonshme ajo e cila është bërë me kërkesën e opozitës lidhur me kontratat njëburimore të Qeverisë Kurti. Sipas deklarimit të tyre, materiali nuk ishte i shpërndarë, sepse kërkesa ka ardhur pak minuta para se të fillonte mbledhja e Kryesisë. Por fatkeqësisht nuk arritëm ta dakordojmë në një seancë të rregullt ose seancë me votime, për të cilën mund të kishim votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, për të cilën u dakorduam që do ta kemi në ditët apo javët tjera pasuese”.
Po ashtu, ajo ka thënë se mbeten edhe 12 marrëveshje ndërkombëtare që nuk janë votuar dhe se mund t’u skadojë afati.
E për këtë, Kusari – Lila ka thënë se gjatë javës së ardhshme mund të caktohet seancë e jashtëzakonshme për miratimin e tyre.
“Mbetët sfiduese ende për ne fakti që janë 12 marrëveshje të cilat presin miratimin në Kuvend dhe afati për të cilat edhe mund të skadojë. Shpresoj që gjatë kësaj jave ose javës së ardhshme mund të kemi edhe një trajtim shumë më serioz të afateve e natyrisht edhe përmbajtjes së marrëveshjeve të mund të kenë skadencë dhe të caktojmë një seancë tjetër të jashtëzakonshme”, ka deklaruar tutje Kusari –Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.















