Kuvendi mban seancë, do të votohet për Projektligjin e deklarimit të pasurisë dhe për shkarkimin e bordit të ZRrE-së
Të mërkurën, Kuvendi i Kosovës do ta mbajë vazhdimin e seancës plenare me pikat e papërfunduara të seancave të tjera, që u mbajtën me datat 16, 22, 23, 30 qershor dhe një korrik të vitit 2022. Në këtë seancë pritet të votohet në lexim të dytë Projektligjit nr.08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë […]
Të mërkurën, Kuvendi i Kosovës do ta mbajë vazhdimin e seancës plenare me pikat e papërfunduara të seancave të tjera, që u mbajtën me datat 16, 22, 23, 30 qershor dhe një korrik të vitit 2022.
Në këtë seancë pritet të votohet në lexim të dytë Projektligjit nr.08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.
Po ashtu, një nga pikat e tjera është edhe shqyrtimi i Mocionit për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
Pikat tjera janë:
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021,
Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.
Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021,
Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave.















