Kuvendi mban seancë me pyetje parlamentare
Kuvendi i Kosovës këtë të premte do të mbajë seancë plenare, ku ka vetëm një pikë të rendit të ditës. Seanca është thirrur për t’i bërë pyetjet parlamentare, që deputetët ia bëjnë kabinetit qeveritar. Seanca e paraparë për këtë të premte pritet të nisë nga ora 10:00. Ndërsa, në seancën e së enjtes, Kuvendi ka […]
Kuvendi i Kosovës këtë të premte do të mbajë seancë plenare, ku ka vetëm një pikë të rendit të ditës.
Seanca është thirrur për t’i bërë pyetjet parlamentare, që deputetët ia bëjnë kabinetit qeveritar.
Seanca e paraparë për këtë të premte pritet të nisë nga ora 10:00.
Ndërsa, në seancën e së enjtes, Kuvendi ka dështuar t’i miratojë marrëveshjet ndërkombëtare për shkak të mungesës së kuorumit.
Në seancë plenare nuk ishin të pranishëm 81 deputetë, kështu që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nuk i hodhi në votim marrëveshjet ndërkombëtare.
Pas kësaj, kryeparlamentari Konjufca ka mbyllur punimet e seancës plenare, derisa ka shtuar se e njëjta do të vazhdojë javën e ardhshme.















