Kuvendi mban seancë, në rend dite interpelanca me ministrin Murati

Në seancën plenare të së premtes në Kuvendin e Kosovës, në mesin e shumë pikave në rend dite do të jetë interpelanca me ministrin e Financave, Hekuran Murati, në lidhje me mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit

Kuvendi i Kosovës





Të premten e 7 tetorit, Kuvendi i Kosovës duke filluar nga ora 10:00 do të mbajë seancën plenare ku në rend dite do të jetë interpelanca me ministrin e Financave, Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”.

Po ashtu, në rend dite do të jetë edhe shqyrtimi i parë i projektligjit për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Pikat e tjera në rend dite

  • Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  • Pyetjet parlamentare,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-166 për Tubime Publike,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-173 për Sigurinë Kibernetike,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-175 për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.
  • Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.
  • Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika