Kuvendi mban dy seanca, në rend dite propozimi i shkarkimit të Bordit të RTK-së
Kuvendi i Kosovës do të mbajë vazhdimin e seancës plenare të enjten, ku pritet të shqyrtohen disa çështje. Në rend të ditës është përfshirë propozimi për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK). Gjithashtu, deputetët do të votojnë disa projektligje dhe do të shqyrtojnë për miratim buxhetin e Komisionit Hetimor Parlamentar, […]
Kuvendi i Kosovës do të mbajë vazhdimin e seancës plenare të enjten, ku pritet të shqyrtohen disa çështje.
Në rend të ditës është përfshirë propozimi për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
Gjithashtu, deputetët do të votojnë disa projektligje dhe do të shqyrtojnë për miratim buxhetin e Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili po heton procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore.
Seanca pritet të fillojë në orën 10:00.















