Kuvendi mban seancë plenare, në rend dite raportimi i Kurtit për takimin e Ohrit

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës pritet të nisë nga ora 10:00, të enjten e 23 marsit. Ajo do të përmbajë 15 pika të rendit të ditës si dhe raportimin e kreut të ekzekutivit kosovar, Albin Kurtit, lidhur me takimin e tij me presidentin serb, Vuçiq në Ohër të Maqedonisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës

Raportimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti do të jetë në rendin e ditës së seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Seanca plenare pritet të nisë nga ora 10:00, të enjten e 23 marsit. Ajo përmban edhe 15 pika të tjera të rendit të ditës.

Bashkimi Evropian e ka quajtur si shumë të suksesshëm takimin e 18 marsit në Ohër, në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.

BE-ja ka thënë se palët janë pajtuar për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja.

Ndër të tjera, mbrëmjen e së mërkurës, Kurti e pranoi që marrëveshja me Serbinë ka Asociacionin, ai e përmendi nenin 10, në të cilin, sipas tij, flitet për këtë gjë.

“Ka Asociacion, neni 10 thotë që dy palët i konfirmojë obligimet e tyre për të zbatuar marrëveshjet e kaluara, që mbeten të obligueshme. 39 marrëveshje janë, për më shumë se 4 vjet janë 39 marrëveshje”, ka thënë ai.

I pyetur se çfarë nuk i pëlqen te plani evropian, Kurti tha se mund ta ketë problem faktin që shumë gjëra nuk janë përfshirë, por që në parim nuk ka ndonjë gjë substanciale që do ta bënte propozimin e papranueshëm.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika