Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë solemne në shënim të 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit.

Në këtë seancë do të marrë pjesë dhe presidentja Vjosa Osmani.

Po ashtu, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ndërsa, sot në orën 17:00 është paralajmëruar edhe pritja shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, në 25-vjetorin e çlirimit.