Të enjten, Kuvendi i Kosovës do ta mbajë seancën e radhës, ku në rend dite do të jetë shqyrtimi i parë i projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Në këtë seancë, gjithashtu, do të mbahet një debat parlamentar në lidhje me mosliberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian për Kosovën.

Rendi i ditës

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbaleve nga Seancat plenare të mëparshme,

Shqyrtimi i dytë i Projekt-kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,

Debat parlamentar në lidhje me mosliberalizimin e vizave nga BE për Kosovën.