Sot, Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë dy seanca.
Seanca e parë, e cila nis në orën 10:00, i kushtohet ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili ndërroi jetë më 10 prill.
Pas kësaj seance përkujtimore, në orën 11:00, deputetët do të mblidhen në një seancë të rregullt plenare, ku pritet të trajtohen një sërë çështjesh.
Rendi i ditës:
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-034 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 2. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020,
- Shqyrtimi i Projektligjit nr. 1O/L-O35 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 1. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2019, pjesa e dytë, objektivi 1,
- Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
- Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
- Zgjedhja e anëtarëve ne Komisionin e Pavarur të Mediave,
- Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, në përputhje me standardet evropiane,
- Propozimi i Grupit parlamentar “Multietnik” për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare.