Kuvendi mban tri seanca, njëra e jashtëzakonshme

Të enjten, Kuvendi i Kosovës do të mbajë tri seanca, ku njëra është e jashtëzakonshme ndërsa dy të tjerat janë plenare

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës të enjten e 22 dhjetorit do të mbajë tri seanca, dy plenare dhe një të jashtëzakonshme.

Seanca e parë plenare do të fillojë në orën 10:00, ku do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Zyrtarët Publikë dhe Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik.

Seanca e jashtëzakonshme do të fillojë në orën 12:00, ku në rend dite do të jetë shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2031.

Ndërsa në orën 13:00 do të fillojë seanca e tretë plenare, e cila, në mesin e shumë pikave, në rend dite do të ketë shqyrtimin e parë të Projektligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore.

Rendi i ditës

Seanca plenare,

  •  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publik,  
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik.

Seancë e jashtëzakonshme

  • Shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2031.

Seanca plenare

  • Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  •  Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  • Pyetjet parlamentare,
  • Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-198 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/l-152 pёr anti dopingun,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-072 për Bujqësi dhe zhvillim rural,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-145 për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-190 për Zhvillimin Rajonal të Balancuar,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-185 për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore,
  • Debat parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022,
  •  Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2021.

 

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika