Kuvendi ka miratuar edhe një marrëveshje ndërkombëtare.

Me gjithë kritikat nga opozita, u miratua edhe projektligji nr.08/L-302 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZHKE), për projektin “Banimi social adekuat”,

Në votim të kësaj marrëveshjeje nuk mori pjesë Partia Demokratike e Kosovës, (PDK).

Në rend dite është futur edhe Projektligji për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Kjo marrëveshje ka dështuar që të miratohen në Kuvend në seancën e mbajtur para një jave.

Ndërkohë që Qeveria e ka miratuar dhe përcjell për në Kuvend të hënën e kësaj jave.

Ndërkohë me propozim të Vetëvendosjes në rend dite në seancën e së enjtes në Kuvend janë futur edhe Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes financiare për programin e parë për financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim dhe Projektligji për ratifikimin e amandamentit numër 2 të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2016.

Kuvendi miraton dy marrëveshje ndërkombëtare