Kuvendi miraton ligjin për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar ligjin për themelimin me ligj të veçantë të Insitutit për krimet e kryera gjatë luftës. “Kosova për herë të parë bëhet me Institut për krimet e kryera gjatë luftës përmes ligjit të veçantë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë. Sipas MD-së, Instituti do të jetë kompetent për kryerjen […]
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar ligjin për themelimin me ligj të veçantë të Insitutit për krimet e kryera gjatë luftës.
“Kosova për herë të parë bëhet me Institut për krimet e kryera gjatë luftës përmes ligjit të veçantë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Sipas MD-së, Instituti do të jetë kompetent për kryerjen e hulumtimit dhe dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Po ashtu, sipas tyre, do t’i hulumtojë krimet e luftës nga aspekti “historik, ushtarak, ekonomik, juridik, ekologjik, kulturor, psikologik, mjeko-ligjor, sociologjik etj”.
Ky institut do të “hulumtojë, mbledhë, dokumentojë, analizojë, klasifikojë, publikojë, arkivojë dhe vërtetojë të dhëna për krime të luftës”.
Instituti, sipas MD-së, pritet të sigurojë të dhëna të humbjeve në njerëz, dëmeve fizike dhe shpirtërore/psikologjike, dëmeve ekonomike/materiale dhe dëmeve në ambient.















