Kuvendi miraton Planin e Rritjes me BE-në, priten mbi 880 milionë euro për Kosovën
Kuvendi i Kosovës ka dhënë dritën jeshile për marrëveshjet ndërkombëtare me Bashkimi Evropian në kuadër të ashtuquajturit Plan i Rritjes, nga i cili Kosova pritet të përfitojë mbi 880 milionë euro. Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, një e treta e shumës do të jepet si grant, ndërsa 629 milionë euro do të jenë kredi. […]
Kuvendi i Kosovës ka dhënë dritën jeshile për marrëveshjet ndërkombëtare me Bashkimi Evropian në kuadër të ashtuquajturit Plan i Rritjes, nga i cili Kosova pritet të përfitojë mbi 880 milionë euro.
Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, një e treta e shumës do të jepet si grant, ndërsa 629 milionë euro do të jenë kredi. Ai theksoi se fondet do të lëshohen gradualisht, në varësi të përmbushjes së reformave të parashikuara nga ana e Kosovës, njofton Dukagjini.
“Konstatoj që me 104 për asnjë kundër dhe 5 abstenime Kuvendi miratoi ligjin numër 10/002 për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi aranzhimet e përkrahjes së Unionit në kuadër të instrumentit për reforma dhe rritje”, deklaroi kryekuvendarja, Albulena Haxhiu.
Marrëveshja u votua me 104 vota pro në Kuvend, ndërsa pesë deputetë të Lista Serbe abstenuan gjatë votimit.















