Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK).

Deputetët votuan për emërimin e Isa Hasanit në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit(OShP).

Kuvendi është duke vazhduar seancën në të cilën në rend ditë janë disa pika.

Në këtë seancë u emëruan dy anëtarët e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës, Florent Mehmetit dhe Salihe Gashi-Lokun, mandati i tyre është pesë vjeçar.