Me 62 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar projektligjin për produkte medicinale.

Ky ligj ka për qëllim që të përcaktojë rregullat dhe procedurat për prodhimin, kontrollin e cilësisë, klasifikimin, autorizimin për marketing, regjistrimin, importin, tregtinë, farmakovigjilencën, hulumtimet klinike, mbikëqyrjen e produkteve medicinale dhe pajisjeve medicinale në Republikën e Kosovës, në mënyrë që qytetarët të kenë produkte medicinale të sigurta, efektive dhe kualitative.

Paraprakisht, në kuvend situata ishte e tensionuar për shkak të dhunës së shfaqur në seancë nga deputetët e PDK-së me ministrat e Qeverisë.

Pas kësaj, opozita tentoi ta bllokonte kuvendin, por përkundër kësaj, u arrit që projektligji për produkte medicinale të miratohet.

Dhunën në Kuvend e ka dënuar Ambasada e ShBA-së në Kosovë, si dhe Bashkimi Evropian.

Aktualisht, Seanca e Kuvendit të Kosovës është ende duke vazhduar, po ashtu edhe foltorja është liruar nga deputetët e opozitës.