Kuvendi miraton rezolutën që dënon sulmin dhe përfshirjen e shtetit serb në veri

Kuvendi i Kosovës

Me 97 deputetë pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën që dënon sulmin dhe përfshirjen e shtetit serb në sulmin kundër Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Arsyetimin e kësaj rezolute e dha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se kjo rezolutë është miratuar me propozimin e grupeve parlamentare.

Ai tha se Kuvendi i Kosovës e dënon me termat më të ashpër sulmin terrorist të organizuar nga Serbia mbi Policinë e Kosovës dhe kërkon nga faktori ndërkombëtar që ta ushtrojë ndikimin e tij për ta ballafaquar Serbinë me rolin e saj me organizimin dhe mbështetjen që i ka bërë grupit terrorist në veri kundër Policisë së Kosovës.

“Duke marrë për bazë gjendjen e sigurisë nëpër të cilën po kalon vendi pas sulmit terrorist të organizuar nga Serbia ndaj sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Kosovës, duke e vlerësuar rëndësinë e ruajtjes dhe mbrojtjes së sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe përcaktimin dhe angazhimin tonë shtetëror për t’i kontribuuar paqes dhe stabilitetit në rajon, të vendosur që Kosova të jetë vend i lirë, demokratik dhe paqedashës dhe atdhe i qytetarëve të saj të cilëve u garantohet e drejta, liritë dhe barazia para ligjit, të përkushtuar për ta luftuar dhe parandaluar me mjete kushtetuese dhe ligjore çfarëdo veprimi dhe përpjekjeje që cenon dhe rrezikon apo e sulmon rendin kushtetues të Kosovës, Kuvendi i Kosovës e dënon me termat më të ashpër sulmin terrorist të organizuar nga Serbia mbi Policinë e Kosovës dhe kërkon nga faktori ndërkombëtar që ta ushtrojë ndikimin e tij për ta ballafaquar Serbinë me rolin e saj me organizimin dhe mbështetjen që i ka bërë grupit terrorist në veri kundër Policisë së Kosovës”, tha ai.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika