Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive.
Seanca do të mbahet në sallën e seancave, duke filluar nga ora 14:00.
Në rendin e ditës është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Më herët seanca u ndërpre pasi, deputetët e Vetëvendosjes nuk e votuan Vlora Çitakun nga PDK-ja për nënkryetare të Kuvendit. Kështu, Grupi Parlamentar i PDK-së lëshoi sallën dhe u ndërpre seanca nga kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.